KryesoreLajme

Kurti: Politikat feministe po e ruajnë dhe po e përparojnë demokracinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në hapjen e konferencës së organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, tha se synimi i qeverisë për barazi e drejtësi nuk ka alternativë.

“Politikat feministe po e ruajnë dhe po e përparojnë demokracinë. Ato e kanë fituar luftën politike, tashmë më nuk ka dyshime se këto dyja mund të ecin bashkë, ky është shteti që po punojmë për çdo ditë. Po e tregojmë çdo ditë në qeverisje, në secilin dikaster kemi marrë masa për lehtësimin e jetës për gratë, kemi ndërmarrë masat për punësim, inkurajime për gratë, jemi duke ecur krahas kërkesave të kohës”, ka deklaruar Kurti.

Lexo më shumë  Miratohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë

Shefi i ekzekutivit ka përmendur shtesat për lehona dhe për fëmijë, ku ka theksuar se përfituese nga këto skema të qeverisë janë rreth 45 mijë lehona dhe se rreth 400 mijë fëmijë marrin mbështetje financiare nga qeveria.

Kurti ka theksuar tutje se janë mbi 90 mijë gra që kanë hapur për herë të parë llogari bankare në jetën e tyre.

Lexo më shumë  Kurti në Mal të Zi: Plani i Rritjes së BE-së, mundësi për Ballkanin Perëndimor

Rruga Press

YouTube player