Bota

A mund të mbijetojë bota pa naftën dhe gazin rus?

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar se do t’i kufizojnë importet e naftës ruse.

Kjo, edhe pavarësisht faktit se Rusia ka paralajmëruar se mund të ndërpresë furnizimin e Evropës me gaz, nëse vjen deri te ndalimi i naftës së saj.

Çfarë sanksionesh ka për naftën dhe gazin rus?

SHBA-ja ka marrë vendim për të ndaluar plotësisht importet e naftës, gazit dhe qymyrit nga Rusia, pasi Ukraina – e cila ndodhet nën pushtimin rus – ka bërë thirrje për zgjerimin e sanksioneve.

Mbretëria e Bashkuar do ta heqë naftën ruse gradualisht nga tregu – deri në fund të vitit – ndërsa BE-ja do t’i reduktojë për dy të tretat importet e gazit rus.

Zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, ka thënë se refuzimi i naftës ruse do të çonte në “pasoja katastrofike për tregun global”.

Çmimet e naftës dhe gazit tashmë janë rritur ndjeshëm dhe mund të rriten edhe më shumë nëse Rusia i ndalon eksportet.

Rusia është prodhuesja e tretë më e madhe e naftës në botë, pas SHBA-së dhe Arabisë Saudite.

Nga rreth pesë milionë fuçi naftë bruto që eksporton çdo ditë, më shumë se gjysma e kësaj sasie shkon në Evropë.

Importet ruse përbëjnë 8% të kërkesës totale për naftë në Mbretërinë e Bashkuar.

SHBA-ja është më pak e varur. Në vitin 2020, ajo ka importuar rreth 3% të naftës së saj nga Rusia.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Po furnizimet alternative me naftë?

Analisti i politikave energjetike në Institutin Bruegel, Ben McWilliams, thotë se duhet të jetë më e lehtë të gjesh furnizues alternativë të naftës, sesa të gazit.

SHBA-ja i ka kërkuar Arabisë Saudite që të rrisë prodhimin e saj të naftës, por ajo i ka kundërshtuar kërkesat e mëparshme të SHBA-së për të rritur prodhimin, në mënyrë që të ulen çmimet e naftës.

Arabia Saudite është prodhuesja më e madhe në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës – OPEC. OPEC-u përbën rreth 60% të naftës së papërpunuar, që tregtohet ndërkombëtarisht. Për shkak të kësaj, OPEC ka një rol kyç në çmimet e naftës.

Rusia nuk është në OPEC, por ka punuar me të që nga viti 2017.

SHBA-ja po shqyrton gjithashtu lehtësimin e sanksioneve të naftës ndaj Venezuelës. Dikur ka qenë furnizuese kryesore e SHBA-së me naftë, por, kohëve të fundit, Venezuela e ka shitur naftën e saj kryesisht në Kinë.Çfarë do të ndodhte nëse gazi rus ndalon të rrjedhë në Evropën Perëndimore?

Çmimet për ngrohje – të cilat tashmë janë të larta – do të rriteshin edhe më shumë.

Gazi rus përbën rreth 40% të importeve të gazit natyror të BE-së.

Nëse rrjedha e gazit ndalet, Italia dhe Gjermania do të cenoheshin në mënyrë të veçantë.

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

Evropa mund t’iu drejtohet eksportuesve ekzistues të gazit, si Katari, ose Algjeria dhe Nigeria, por ka pengesa praktike për zgjerimin e shpejtë të prodhimit.

A mund të gjenden alternativa për gazin rus?

“Është më e vështirë ta zëvendësosh gazin, sepse ne i kemi këto tubacione të mëdha që e çojnë gazin rus në Evropë”, thotë McWilliams për BBC-në.

Instituti Bruegel, me seli në Belgjikë, parashikon se nëse Rusia i ndalon furnizimet me gaz në Evropë, atëherë Evropa mund të importojë më shumë gaz të lëngshëm natyror nga SHBA-ja.Evropa gjithashtu mund ta rrisë përdorimin e burimeve të tjera të energjisë, por ta bësh këtë nuk është e shpejtë ose e lehtë.

“Burimet e rinovueshme kërkojnë kohë për t’u përhapur, kështu që, në afat të shkurtër, kjo nuk është zgjidhje”, thotë për BBC-në Simone Tagliapietra, analist i kërkimeve në Bruegel.

“Për dimrin e ardhshëm, ajo që mund të bëjë ndryshimin, është ndërrimi i karburantit, hapja e termocentraleve me qymyr – ashtu siç planifikojnë të bëjnë Italia dhe Gjermania në rast emergjence”, thotë ai.

BE-ja ka propozuar një plan për ta bërë Evropën të pavarur nga lëndët djegëse fosile të Rusisë, përpara vitit 2030. Plani përfshin masa për t’i diversifikuar furnizimet me gaz./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *