Lajme

A është kjo fytyra e Ballkanit të Hapur?/ Brnabiq: Në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid gjatë luftës në vitin 1999.

Në Forumin e Prespës për Dialog, e pyetur për viktimat e luftës në Kosovë, Brnabiq është shprehur se numrat që përmenden vazhdimisht nuk ekzistojnë, sepse, sipas saj, krimet nuk kanë ndodhur.

Lexo më shumë  Eksportet në Shqipëri në rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

“Në Kosovë dhe Metohi nuk ka ndodhur gjenocid. Nuk ka asnjë dënim apo rast që lidhet me këtë gjë. Territori i Kosovës dhe Metohisë deri sot është një prej territoreve post konflikti me më së paku persona të kthyer nga gjithë zonat e pas luftës në botë. Në vitin 2014 kishte një masakër. U rrënuan kisha e manastire, u vranë 8 serbë dhe janë dëbuar thuajse gjithë serbët nga territori i jugut të Ibrit, është bërë pastrim etnik i qyteteve. Prishtina, Gjilani, Gjakova dhe të tjerë”, tha Brnabiq.

Lexo më shumë  Samiti në Bruksel/ Osmani: Shpresojmë që aplikimi ynë të jetë në tryezën e anëtarëve të këshillit shumë shpejt

Pak javë më parë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç bëri betimin për mandatin e tij të dytë presidencial, ku theksoi se do e mbronte Kosovën dh e Metohinë që i cilësoi si pjesë të territorit të Serbisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *