Albin Kurti e tha në vitin 2014, Memli Krasniqi e kupton pas 8 vitesh: Gabuam me Gjykatën Speciale

Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mbrëmë në emisionin Desku tha: Gjykata Speciale ka dalë diçka tjetër nga ajo që e kemi paramenduar.

Në kohën kur u votua Gjykata Speciale, Krasniqi ishte deputet i PDK-së dhe votoi për krijimin e Gjykatës Speciale.

Ai mbrëmë deklaroi se Gjykata Speciale është miratuar që ta hetojë raportin e Dick Martyt për akuzat e tij se është bërë trafikim me organe, e të cilat ai i quajti akuza makabre.

Memlit i janë dashur plot 8 vite për të kuptuar çfarë Kurti e ka thënë në vitin 2014.

Lexo më shumë  Përparim Thaçi, futbollisti që dha jetën për lirinë e Kosovës

Rruga Press-i ju sjellë në vëmendje një fragment të fjalimit të Albin Kurtit në Parlamentin e Kosovës në kohën kur votohej Gjykata Speciale. Asokohe Kurti ishte deputet i Levizjes Vetëvendosje, subjekt i cila kundërshtonte krijimin e Gjykates Speciale.

23 Prill 2014, fragmente nga fjalimi:

Në shumë vite të ardhshme, përdorimi i fjalës Kosovë e UÇK në të njëjtën fjali me fjalën krim, krim lufte, krim kundër njerëzimit, trafikim organesh, do të proliferohet pafundësisht e globalisht nëpër media të ndryshme botërore dhe kjo do të jetë tejet e dëmshme për imazhin dhe reputacionin e Kosovës në botë. Pra, ky është një hap i madh prapa, që po i ndodh Kosovësgati 15 vjet pas çlirimit e më shumë se 6 vjet pas shpalljes së pavarësisë.

Deputetë të Kuvendit të Kosovës,
Unë nuk jam i bindur që Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me aq lehtësi do të mund ta merrte këtë çështje duke themeluar një tribunal për Kosovën. Shpeshherë më duket që një pretendim i tillë është më shumë shantazh, që Kosova vullnetarisht ta pranojë një gjykatë të veçantë, sesa qërealisht një gjë e tillë do të mund të ndodhte. Dihet që tribunalet ndërkombëtare krijohen për katër lloje tëkrimeve: krimet e gjenocidit, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e agresionit. Nuk ka tribunale ndërkombëtare as për trafikim organesh e madje as për terrorizëm. Pra, janë këto katër kategori për të cilat organizohen tribunalet ndërkombëtare. Hetimet për trafikimin e organeve në bazë të pretendimeve të senatorit Marty-t nuk mund të përfundojnë aq kollaj në tribunal ndërkombëtar. Të kalosh prej trafikimit të organeve në krim të luftës është një urë tejet e gjatë, e madhe dhe gjithsesi e paqëndrueshme. Prandaj, duke e ditur që janë të pasigurt që Këshilli i Sigurimit mund ta bënte një gjë të tillë, ne po ndodhemi në situatën me një trysni kaq të madhe që po i bëhet Kuvendi të Republikës. Fundja, ne të gjithë e dimë se edhe në luftë mund të ndodhin krime ordinere –joçdo krim në luftëështë krim lufte.

Dakordimi i këtillë i Qeverisë dhe i Presidentes, e tash kërkesa që këtë ta bëjëedhe Kuvendi,për Gjykatën e Veçantë, do të jetë një çek blanko i Kosovës për Gjykatën e Veçantë. Sepse ne nuk e kemi parë as bazën e kësaj Gjykate të Veçantë, as përbërjen e saj, as rregullat, as misionin, as afatin e financimindhe as qëllimet e saj. Çfarëdo votimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës për këtë Gjykatë të Veçantë, është çek blanko, sepse ne nuk e kemi materialin e nevojshëm e të mjaftueshëm që të dimë se çka do të votohet. Në fakt, ata që votojnë PËR nuk e dinë se çka kanë votuar. Votë e vërtetëështë vetëm vota KUNDËR si votë kundër imponimit dhe jotransparencës. Madje, që Holanda të jetë nikoqire e asaj Dhome tëVeçantë të kësaj Gjykate tëVeçantë, ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, shprehu gatishmërinë e Qeverisë Holandeze por edhe nevojën për më shumë informacion. Ndërkaq, në Kuvendin e Kosovës thuhet se nuk ka nevojë për më shumë informacione. Holandës për Dhomën e Veçantë i duhen më shumë informacione, për neve nuk ka nevojë (sic.).

Më poshtë gjeni videon e fjalimit të plotë të Albin Kurtit për gjykatën speciale më 23 Prill 2014:

YouTube player

Rruga Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.