Bota

Ministri britanik bind gazetarin live të vaksinohet kundër Covid-19, shikoni videon

Asnjëherë mos e shtyni për nesër punën që mund të bëni sot.” Kjo duket të jetë motoja e ministrit britanik të Shëndetësisë, i cili vetëm sa nuk e mori në krahëv gazetarin, të cilit do i jepte intervistë, e ta çonte për të bërë vaksinën kundër Covid-19.

Një video e publikuar nga Sky News tregon Sajid Javid  duke qëndruar jashtë qendrës së vaksinimit në Spitalin St Thomas’ , në pritje të fillimit të intervistës së tij me gazetarin John Craig.

Lexo më shumë  New York Times: Vuçiqi “sakrifikoi” kryeministrin, që të fitojë kohë 

Teksa kamera “filmon”, ministri britanik i Shëndetësisë fillon një bisedë me gazetarin me përvojë dhe e pyet nëse e ka marrë dozën e tretë përforcuese.

“Jo, jam 64 vjeç, nuk e kam bërë ende ”, përgjigjet gazetari, me ministrin  që e pyet menjëherë “pse jo”. Gazetari  më pas shpjegon se ka neglizhuar vaksinën pjesërisht, sepse e kishte kaluar Covid. Përveç kësaj, siç thekson ai, doza e dytë e vaksinës që kishte bërë  ishte më 14 qershor”, pra sipas rregullës së semestrit ai mund ta bëjë deri më 14 dhjetor .

Lexo më shumë  Anijet, dronët e detit dhe inteligjenca artificiale: Si NATO po forcon mbrojtjen e kabllove kritike nënujore të Balltikut

“Sipas rregullave të reja, ju mund ta bëni tani dozën e tretë,” i thotë Javid gazetarit, duke e këshilluar të shkojë te qendra e vaksinimit.

Gazetari më pas e pyet  … sa orë janë të hapura dhe Javid përgjigjet “deri në 8”.

Por duke ditur se … hekuri ngjitet sa është i nxehtë, ministri britanik i Shëndetësisë i thotë gazetarit të shkojë direkt për tu vaksinuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *