Bota

Shkak varianti Omicron: Japonia ndalon udhëtimet për të gjithë shtetasit e huaj, Zelanda e Re ndalon udhëtimet nga nëntë vende afrikane

Japonia njoftoi të hënën se do të pezullojë përkohësisht ardhjet e reja të shtetasve të huaj duke filluar nga e marta.

Duke folur jashtë zyrës së kryeministrit, udhëheqësi japonez Fumio Kishida tha se masat u vendosën “për të shmangur situatën më të keqe”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ardhjet e reja të të huajve nga të gjitha vendet e botës do të ndalohen nga mesnata e 30 nëntorit “si një masë paraprake emergjente”, tha ai.

Lexo më shumë  Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë

Kishida shtoi se masat janë të përkohshme derisa të dihet më shumë informacion për variantin Omicron.

Përveç Japonisë, edhe Zelanda e Re i është bashkuar dhjetëra vendeve në ndalimin e udhëtimeve nga nëntë vende të Afrikës Jugore për shkak të shqetësimeve mbi variantin e ri Omicron.

Vetëm qytetarët e Zelandës së Re lejohen të udhëtojnë nga Afrika e Jugut, Namibia, Zimbabve, Botsvana, Lesoto, Eswatini, Seychelles, Malavi dhe Mozambiku.

Udhëtarëve nga këto vende u kërkohet të qëndrojnë në karantinë të menaxhuar të izolimit për 14 ditë dhe t’i nënshtrohen testimit, tha në një deklaratë ministri i Reagimit ndaj Covid-19 të Zelandës së Re, Chris Hipkins.

Lexo më shumë  Bloomberg: Hija e Putinit përhapet në të gjithë Evropën pas fitores së ekstremit të djathtë në Gjermani

Kjo periudhë e zgjatur e karantinës do të zbatohet edhe për ata që tashmë kalojnë tranzit nga këto vende.

Zelanda e Re ka disa nga rregullat më të rrepta të kufirit për shkak të Covid-19 në botë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *