Shëndetësi

A u reziston vaksinave? Çfarë dinë shkencëtarët për variantin e ri të COVID-19

Pyetjet kryesore për variantin e ri të koronavirusit, të detektuar në Afrikën Jugore.

Kur u vu re varianti i ri?

Varianti u identifikua të martën dhe mori vëmendjen e madhe për shkak të shqetësimeve për numrin e madh të mutacioneve, që mund të çojnë në dobësim të imunitetit. Është lidhur me shpërthim të një numri të konsiderueshëm të rasteve në provincën Gauteng të Afrikës Jugore, një qendër urbane, në dy javët e fundit. Këta dy faktorë e kthyen variantin e ri në radarin e monitoruesve ndërkombëtarë. Të premten, ekspertët shëndetësorë në Britani të Madhe e kanë përshkruar variantin si “më të rrezikshmin që është parë deri tash”.

Nga ku doli?

Edhe pse fillimisht u lidh me Gautengun, varianti nuk do të thotë që ka origjinën pikërisht aty. Mostra më e hershme e variantit u mor në Botswana më 11 nëntor. Shkencëtarët kanë thënë se llojllojshmëria e mutacioneve të pazakonta sugjerojnë se mund të ketë një infektim kronik tejet të rëndë.

Pse po shqetësohen shkencëtarët?

Varianti ka pasur më shumë se 30 mutacione në proteinë – çelësi që përdoret nga virusi për të zhbllokuar qelizat trupore – më shumë se dyfishi i numrit të mutacioneve të Deltas. Një ndryshim dramatik i tillë ka nxitur shqetësimet se antitrupat nga infeksionet e mëhershme apo edhe vaksinimi mund të mos jenë të përfillshme. Pikërisht nga shifra e lartë e mutacioneve, shkencëtarët parashikojnë që virusi do të jetë më infektues – apo edhe mund t’i riinfektojë më lehtë njerëzit që kanë kaluar variantet e kaluara.

A është më shumë i transmetueshëm?

Te kjo pyetje s’ka përgjigje përfundimtare, por pamja e parë është shqetësuese. Ka pasur shpërthim rastesh në Afrikën e Jugut nga 273 raste më 16 nëntor, në më shumë se 1200 në fillim të kësaj jave. Më shumë se 80 për qind e tyre ishin nga provinca e Gautengut dhe analizat preliminare kanë sugjeruar se varianti është bërë shpejt dominues. Vlera e cila përllogarit aftësinë e shpërndarjes së virusit është 1.47 në Afrikën Jugore në tërësi, por 1.93 vetëm në Gauteng. Ky është shans i tregimit se sa lehtë shpërndahet ky variant. Kjo ka nxitur reagimet e shteteve me masa parandaluese.

A do të kryejnë punë vaksinat ekzistuese?

Shkencëtarët janë të shqetësuar nga numri i lartë i mutacioneve dhe disa prej tyre kanë shprehur shqetësimin se mund t’i shmanget mbrojtjes së imunitetit nga vaksinat ekzistuese. Edhe pse ende janë vetëm teori, studimet po bëhen shpejt për të testuar se si antitrupat do të mund të neutralizojnë variantin e ri. Të dhënat nga shkalla e riinfektimit do të japin pasqyrim më të qartë se sa mund të zgjasë imuniteti me vaksinat aktuale. Shkencëtarët nuk presin që varianti i ri të jetë krejtësisht i panjohur për antitrupat ekzistues, vetëm se vaksinat aktuale mund të ofrojnë më pak mbrojtje. Prandaj objektiv kyç mbetet rritja e vaksinimit, përfshirë dozën shtesë për grupet në rrezik.

A do të shkaktojë sëmundje më të rëndë?

Ende nuk ka një informacion të saktë nëse varianti i ri do të çojë në simptoma më të rënda te të infektuarit – kjo po monitorohet afër nga shkencëtarët afrikanë. Pasi që ka hapësirë kohore dallim në mes të infektimeve dhe sëmundjeve të rënda do të duhet disa javë para se të dhënat e tilla të jenë në dispozicion.

A munden vaksinat të përditësohen dhe sa do të zgjasë kjo?

Po, ekipet prapa vaksinave janë tashmë duke punuar në përditësim të vaksinave për t’u përgatitur për ndonjë version të ri që mund të dalë. Shumë përgatitje për përditësim janë bërë që kur kanë dalë variantet Beta dhe Delta – edhe pse ato u rezistuan nga vaksinat. Duhen rreth gjashtë muaj para se një vaksinë të përditësohet.

Sa do të shpërndahet varianti i ri në botë?

Deri tash, shumica e rasteve të konfirmuara janë në Afrikën Jugore, dhe në Botswana e Hong Kong. Një tjetër rast është regjistruar në Izrael, ndërsa sot edhe në Belgjikë. Gjithsesi duke e marrë parasysh shpërndarjen në Afrikë, ekziston mundësia që tashmë varianti është shpërndarë edhe në shtete ku ende s’është zbuluar. Edhe masat e ndalimit të udhëtimit s’pritet të kryejnë punë, duke u bazuar në variantet e mëhershme.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *