Dëborë në Theth, vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qafën e Thorës
Reshjet e dëborës kanë pushtuar edhe lartësitë në veri të vendit. Më problematike është paraqitur situata në aksin rrugor Bogë-Theth, ku sasia e dëborës së rënë ka vështirësuar së tepërmi qarkullimin e mjeteve.
Rruga për momentin kalohet vetëm nga mjetet e larta dhe të pajisura me zinxhirë, ndërkohë burime për A2 CNN bëjnë me dije se shumë turist janë kthyer pasi nuk kanë mundur që të kalojnë Qafën e Thorës, ku trashësia e dëborës arrin mbi 20 centimetra.
Ndërsa disa mjete mësohet se kanë mbetur të bllokuar në Theth pasi rruga është e pakalueshme për autoveturat.
Rruga Press