Nuk ka kuorum për votimin e Bordit të RTK-së, Konjufca thotë: Bojkot i qëllimshëm nga deputetët
Seanca e Kuvendi të Kosovës ka përfunduar në mungesë kuorumipër votim.
Për votim ishte pika e fundit e rendit të ditës, e cila ishte “Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës”.
Ndaj papërgjegjësisë së deputetëve për mospjesëmarrje në seancë ka reaguar kryekuvendari Konjufca i cili tha se mos pjesëmarrja e deputetëve të opozitës për votim të kësaj seance është e qëllimshme.
“Mendoj se mospjesëmarrja e deputetëve është bojkot i qëllimshëm, nuk ka kushte për mbajtje të kësaj seance na duhet ta shtyjmë për një datë tjetër”, u shpreh kryekuvendari Konjufca
Rruga Press