Lajme

Zvicër/ Shkolla Shqipe organizon seminarin e mësuesve

Ditën e diel është mbajtur në qytezën Zumikon seminari me temë: “Si ta masivizojmë mësimin e gjuhës, kulturës dhe historisë shqipe” në Zvicër organizuar nga “Shkolla Shqipe” në Zvicër. Në këtë aktivitet morën pjesë mësues të shkollave shqipe në Zvicër, të cilët shkëmbyen përvojat e mësimdhënies dhe ato të organizimit sa më të mirë të orëve mësimore në kuadër të procesit mësimor në “Shkollën Shqipe” në Zvicër.

Lexo më shumë  Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij! Igli Tare parqitet në SPAK

Mësuesit u ndalën kryesish në temat të ndryshme të mësimdhënies si “Rëndësia e ndërthurjes së mësimit të gjuhës shqipe me elementë të historisë së kombit tonë – bazë për ruajtjen e identitetit kombëtar”, (Teuta Myrtaj), “Si ta organizojmë një orë mësimore”, “Si të masivizojmë “Shkollën Shqipe”. (Dr. Vaxhid Sejdiu), “Ndjenja gjuhësore dhe mënjanimi i gabimeve drejtshkrimore (Isuf Ismaili).

Gjatë këtij takimi gjithashtu u prezantua ecuria e deritanishme e disa prej degëve të Shkollës së gjuhës shqipe në Bazel, Zyrih, Lucernë dhe Zug.

Pjesë e këtij takimi nëpërmjet komunikimit online ishte edhe anëtarja e këshillit koordinues të Diasporës, Kanada  Adriana Bejko e cila u ndal te “Mendësitë e reja bashkëkohore në mësimdhënien e gjuhës shqipe” si dhe këshilltari i Ambasadës Shqiptare në Zvicër Valon Gashi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *