Pas një viti protestash, kryeministri indian shfuqizon ligjet që dëmtonin fermerët
Kryeministri indian, Narendra Modi, ka njoftuar shfuqizimin e tre ligjeve të diskutueshme për bujqësinë pas një viti protestash.
Mijëra fermerë qendruan në shenjë greve në çadra rrugëve të vendit që nga nëntori i viti të kaluar, ndërsa dhjetëra prej tyre vdiqën nga i nxehti, i ftohti dhe Covidi.
Fermerët thoshin se ligjet do të lejonin hyrjen e komponentëve privatë në bujqësi dhe kjo do të dëmtonte të ardhurat e tyre, shkruan BBC.
Njoftimi i papritur i së premtes shënon një kthesë të madhe për vendin, pasi qeveria nuk kishte ndërmarrë asnjë iniciativë për të biseduar me fermerët në muajt e fundit.
Sindikatat e fermave e shohin këtë veprim këtë si një fitore të madhe./ora/
RrugaPress