Lajme

Thirrje për mediat që të marrin pjesë në konferencën mbi sigurinë kibernetike

Konferenca ndërkombëtare “HACK to LEARN and PROTECT’ në edicionin e saj të dytë mbi sigurinë kibernetike do ta mbajë eventin të martën më 23 nëntor 2021.

Konferenca është e ndarë në panele diskutimi që për tema ka problemet e sigurisë online si blockchain, deepfakes, fake news, threat hunting, hacking and forensics.

Thirrja është për mediat, pasi në këtë konferencë e kanë rastin për të aplikuar metodat më të reja e më të sigurta që të mbrohen nga sulmet kibernetike.

Ky event, i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, i ka dhënë mundësinë “Albanian Cyber Association” për të sjellë në Prishtinë njohësit dhe ekspertët më të shquar të sigurisë kibernetike në rajon e më gjerë.

Lexo më shumë  Kurti: Strategjia për ujë siguron menaxhim me nevojat shtetërore

Në mesin e panelistëve është kryeredaktorja e BIRN Kosova, Jeta Xharra, e cila do të flasë për punën e KRYPOMETRIT – matës i fakteve.

Metoda të sofistikuara dhe të padetektueshme të hacking me arduino do të prezantohen nga hulumtuesi njohur i sigurisë Kastriot Fetahaj. Po ashtu hakerë të shumtë nga Kosova dhe Shqipëria do të paraqesin teknika më të reja të hacking dhe mënyra për t’u mbrojtur.

Blockchain, kriptografia, vula elektronike dhe benefitet e saj do te prezantohen nga ekspertët dhe ligjëruesit e Universitetit te Prishtinës, prof. dr. Blerim Rexha dhe Vehbi Neziri.

Klorenta Janushi – themeluese e Women4Cyber, dhe e përzgjedhur si TOP 100-gratë me influencë në Evropë për siguri kibernetike, do të prezantojë rrugëtimin e saj.

Lexo më shumë  Kurti bisedë tefelonike me kancelarin Scholz, i kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

Në thirrje thuhet se aktiviteti më zhurmues i eventit është padyshim edicioni i gjashtë me hakerët etikë “THE DAY WHEN HACKIN IS LEGAL VI”, të cilët do të testojnë në aspektin e sigurisë kibernetike një numër të madh të portaleve të mediave vendore.

Dhe në këmbim do të shpërblehen me një buxhet prej 20,000 dollarë të financuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Nëse jeni media e regjistruar në Kosovë dhe dëshironi të testoni dhe siguroni portalin mund të aplikoni në linkun këtu.

E nëse ndani pasion dhe keni njohuri në identifikimin e dobësive në portale, linku për aplikim si haker është këtu.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *