Art & Kulturë

Rita Ora me elemente të veshjes tradicionale shqiptare në “British Artistic Icon Award”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, mori pjesë të hënën në ‘Walpole British Luxury Awards’, që u mbajt në The Dorchester. Këngëtarja, 30 vjeçe, dukej e mrekullueshme, teksa u shoqërua nga i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi.

Rita në këtë mbrëmje është shpërblyer me çmimin “British Artistic Icon Award”, në vlerësim të stilit të saj si një ikonë e modës në Mbretërinë e Bashkuar.

Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” e ndau me fansat në Instagram lajmin e gëzueshëm për pranimin e këtij çmimi, teksa publikoi disa fotografi nga ceremonia.

Lexo më shumë  Dua Lipa në ballinën e “Elle USA”, flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve

“’British Artistic Icon Award’, kaq e nderuar, faleminderit që më patët mua ‘British Luxury Awards’”, shkroi 30-vjeçarja në një sërë fotografish të publikuara në Instagram.

Ora në këtë mbrëmje u paraqit me një fustan shumë të veçantë, i cili në qëndisje kishte edhe disa elemente tradicionale shqiptare.

Bëhet fjalë për pjesën e kraharorit, lulet e së cilës ngjasojnë me veshje tradicionale të grave të Hasit, si dhe detajeve me arë të punuar rreth duarve, të cilat janë tipike të veshjeve me motive kombëtare.

Lexo më shumë  Dua Lipa në ballinën e “Elle USA”, flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve

Rita Ora përndryshe jo pak herë ka promovuar kulturën dhe traditat shqiptare, madje në klipin “Big” të këtij viti, ajo u shfaq me një veshje të modifikuar kombëtare. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *