Bota

Gjermania suspendon certifikimin e gazsjellësit rus ‘Nord Stream II’

Gjermania ka suspenduar certifikimin e gazsjellësit rus “Nord Stream II”, kështu njofton DPA.

“Autoritetet gjermane pezullojnë certifikimin për ‘Nord Stream II’”, njofton shkurt agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Ndërsa sipas ekonomistit Christophe Barraud, ky pezullim është bërë për arsye të ndryshimit të formës ligjore.

“Pezullimi i certifikimit të ‘Nord Stream II’ ka shkaktuar ndryshimin e formës ligjore”, njofton Barraud.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Lidhur me këtë projekt, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken kishte thënë se ky tubacion binte ndesh me interesat e vetë Bashkimit Evropian.

“Presidenti Biden ka qenë shumë i qartë, ai beson se tubacioni është një ide e keqe, e keqe për Evropën, e keqe për Shtetet e Bashkuara, në fund të fundit është në kundërshtim me qëllimet e BE-së për sigurinë”, kishte thënë Blinken.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Po ashtu, Komisioni Evropian ka shqyrtuar ankesat e disa vendeve të Bashkimit Evropian se Rusia po përdor pozicionin në treg për të nxitur rritjen e çmimeve të gazit në rajon. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *