Lajme

Dua Lipa i kërkon Presidentes së KE-së liberalizimin e vizave për Kosovën

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa i ka bërë një kërkesë publike Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për liberalizimin e vizave për Kosovën. Teksa pranoi Çmimin e Lidershipit të Dalluar nga Këshilli i Atlantikut, këngëtarja tha se të gjitha kriteret janë përmbushur dhe Komisioni Evropian e ka rekomanduar liberalizimin e vizave mbi tre vjet më parë.

“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose për kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?.

Kosova është edhe shteti më i ri në Evropë. Janë vetëm 13 vjet të shkurtra në rrugëtimin tonë të pavarësisë. Dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona.

A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve dhe të shëronte lëndimin nga konflikti i fundit?”, tha Dua.

Lexo më shumë  Protesta përhapet në qytete të tjera, gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin

Pas fjalimit të saj, Dua ftoi në skenë Presidenten Vjosa Osmani.

“Me këtë vizion në mendje, e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës. Dhe për ta marrë atë në emër të tyre, dëshiroj të ftoj në skenë lideren e re të Kosovës, Shkëlqesinë e Saj, Presidente Vjosa Osmani”- tha këngëtarja shqiptare.

Rruga Press

Lexo më shumë  Exit: Policia shqiptare, shkelje masive dhe të koordinuara të të drejtave të njeriut
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *