Lajme

Dua Lipa i kërkon Presidentes së KE-së liberalizimin e vizave për Kosovën

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa i ka bërë një kërkesë publike Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për liberalizimin e vizave për Kosovën. Teksa pranoi Çmimin e Lidershipit të Dalluar nga Këshilli i Atlantikut, këngëtarja tha se të gjitha kriteret janë përmbushur dhe Komisioni Evropian e ka rekomanduar liberalizimin e vizave mbi tre vjet më parë.

Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose për kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?.

Kosova është edhe shteti më i ri në Evropë. Janë vetëm 13 vjet të shkurtra në rrugëtimin tonë të pavarësisë. Dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona.

A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve dhe të shëronte lëndimin nga konflikti i fundit?”, tha Dua.

Lexo më shumë  FFK-ja reagon në UEFA për thirrjet e tifozëve të Serbisë

Pas fjalimit të saj, Dua ftoi në skenë Presidenten Vjosa Osmani.

“Me këtë vizion në mendje, e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës. Dhe për ta marrë atë në emër të tyre, dëshiroj të ftoj në skenë lideren e re të Kosovës, Shkëlqesinë e Saj, Presidente Vjosa Osmani”- tha këngëtarja shqiptare.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti: Baca Sylë, ishte një shpirt luftarak, që i rezistoi kohës dhe na mbushte plot energji e pozitivitet
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *