Bota

Google humb në apel, gjoba e BE-së mbetet në fuqi

Gjykata e dytë më e lartë në Europë hodhi poshtë apelin e Google ndaj vendimit antitrust të BE-së, e cila e ka dënuar gjigantin amerikan të teknologjisë me një gjobë prej 2.42 miliardë euro. Komisionerja për konkurrencën në BE, Margrethe Vestager, vendosi një gjobë për motorin më të përdorur të kërkimit në internet në botë për shkelje të konkurrencës.

Lexo më shumë  Protestat masive/ Pse po ngrihen bullgarët kundër korrupsionit

Gjoba në fjalë ishte vetëm njëra prej tre të tillave që i janë vënë Google-it nga BE-ja dhe që në total arrijnë vlerën 8.25 miliardë euro. Vestager ka paditur edhe Amazon, Apple dhe Facebook, kompani për të cilat hetimet janë ende në vazhdim.

“Gjykata e Përgjithshme hedh poshtë në masë të madhe veprimin e Google kundër vendimit të Komisionit që konstaton se Google abuzoi me pozitën e tij dominuese duke favorizuar shërbimin e tij të blerjeve krahasuese mbi shërbimet e njëjta konkurruese”, citohet vendimi i gjykatës nga France 24.

Lexo më shumë  Merz: BE të ndajë rrezikun e aseteve ruse

Google i mbetet të apelojë në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së (CJEU), gjykata më e lartë evropiane./res/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *