Bota

Pa e ditur, mjekët dhe pacientët kanë pirë për 30 vite ujin e tualetit në spital

Mjekët dhe pacientët në një spital në Japoni kanë pirë ujë tualeti, në vend të ujit të pijshëm për 30 vite të tëra, sigurisht pa qenë në dijeni.

Sipas “Japanese News Outlet Yomiuri Shimbun” , më 20 tetor u njoftua  nga Universiteti i Osakës se disa nga tubat e ujit të godinës ishin instaluar gabim, gjë që nënkuptonte se tubat e ujit të pijshëm ishin të lidhur me tualetet.

Lexo më shumë  Deputetët socialistë francezë shprehin "shqetësimin" e tyre pas komenteve të Macronit për Ukrainën

Në një konferencë për shtyp, drejtori i spitalit kërkoi falje.

“Më vjen shumë keq që spitali universitar që ofron kujdes të avancuar mjekësor ka shkaktuar ankth”, tha drejtori i spitalit.

Ai shtoi se tani do të kontrollohet lidhjen e tubave të ujit.

Spitali është ndërtuar më 1993, dhe gabimi me lidhjen e gypave të ujit ka zgjatur gati 30 vjet.

Lexo më shumë  I pasur dhe pro Putinit: Kush është kreu i kishës ruse që BE-ja dëshiron ta ndëshkojë?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *