Zyrtare: Barella vazhdon me Interin deri në vitin 2026
Interit ka konfirmuar vazhdimin e kontratës me Nicolo Barellan deri në vitin 2026.
Barella që ishte bashkuar me Interin në qershor 2019, ka luajtur 102 ndeshje me Nerazzurrët, duke shënuar 8 gola.
“FC Internazionale Milano është e kënaqur t’ju njoftojë se Nicolo Barella ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me klubin”.
“Marrëveshja e re e mesfushorit 24-vjeçar do të zgjasë deri më 30 qershor 2026”, thuhet në deklaratën e Interit.
Barella luajti një rol vendimtar në fushatën e Italisë në EURO 2020, ku shënoi një gol kundër Belgjikës në çerekfinale.
Sipas raportimeve të shumta në Itali, Barella do të fitojë 4.5 milionë euro në vit, por paga e tij do të rritet gradualisht me kalimin e viteve, duke arritur në 6 milionë euro në sezon. /Telegrafi/