Art & Kulturë

Ekspozita e artit rrugor në Kosovë bën thirrje për veprim për personat e zhdukur gjatë luftës

Një instalacion skulpturash i titulluar “Më Gjeni” në sheshin kryesor të Prishtinës synon të inkurajojë autoritetet që të shtojnë kërkimin për personat e mbetur të zhdukur nga lufta e Kosovës në fund të viteve 1990.

Skulpturat e skulptorit kosovar Eroll Murati, të cilat do të ekspozohen për dy javët e ardhshme në sheshin kryesor Skënderbej të Prishtinës, synojnë të simbolizojnë lutjet e personave të zhdukur që trupat e tyre të gjenden.

Mbi 1,600 persona, kryesisht shqiptarë etnikë, por edhe disa serbë, janë ende në listën e të zhdukurve nga lufta e Kosovës 1998-1999.

Instalacioni i Muratit, i titulluar “Më Gjeni”, u kërkon institucioneve shtetërore të bëjnë përpjekje më të mëdha për gjetjen e personave të zhdukur.

“Ideja është të mos harrohen personat e zhdukur nga lufta dhe të mos ndalet kërkimi për ta”, tha ai për BIRN.


Skupturat e Eroll Muratit në sheshin kryesor të Prishtinës. Foto: BIRN

rruga presshttp://www.rrugapress.al

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *