Lajme

Osmani: Njohja e Kosovës nga Serbia është epilogu i vetëm i pranueshëm nga dialogu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko me të cilën diskutuan për zhvillimet në rajon lidhur me të drejtat e njeriut,  qeverisjes demokratike, si dhe ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore.

Në komunikatën për media të zyrës së Presidencës bëhet e ditur se Osmani ka thënë që njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është epilogu i vetëm i pranueshëm në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Lexo më shumë  Berisha: Rama dhe Balluku çuan vrasës për të kërcënuar prokurorin e SPAK

“Presidentja Osmani nënvizoi se njohja e pavarësisë se Kosovës nga Serbia është epilogu i vetëm i pranueshëm në procesin e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Po ashtu, ajo shprehu bindjen se shtetet e rajonit duhet të veprojnë bashkërisht për të parandaluar ndikimin e aktorëve malinj që synojnë minimin e të arriturave drejt integrimit në BE dhe NATO”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se palët u pajtuan se shkëmbimet ndërmjet  grupeve shoqërore mund të kontribuojnë në luftimin e paragjykimeve dhe fuqizimin e vlerave të demokracisë dhe mirëbesimit.

Lexo më shumë  Nga maji, prodhuesit vendas në Shqipëri paralajmërojnë shtrenjtim të çmimeve për detergjentët

“Më tej, në takim me Biserko, Presidentja Osmani theksoi se tendenca e regjimit të Beogradit për të rishkruar historinë dëmton përpjekjet për hapjen e kapitullit të ri në raportet ndërshtetërore. Sipas saj, ballafaqimi me të kaluarën, drejtësia për viktimat e luftës dhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë janë parakusht për paqe të qëndrueshme në rajon”, thuhet në komunikatë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *