Lajme

Osmani: Njohja e Kosovës nga Serbia është epilogu i vetëm i pranueshëm nga dialogu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim kryetaren e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko me të cilën diskutuan për zhvillimet në rajon lidhur me të drejtat e njeriut,  qeverisjes demokratike, si dhe ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore.

Në komunikatën për media të zyrës së Presidencës bëhet e ditur se Osmani ka thënë që njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është epilogu i vetëm i pranueshëm në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Lexo më shumë  Gazeta e madhe gjermane: E gjithë Shqipëria ka dalë në rrugë, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

“Presidentja Osmani nënvizoi se njohja e pavarësisë se Kosovës nga Serbia është epilogu i vetëm i pranueshëm në procesin e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Po ashtu, ajo shprehu bindjen se shtetet e rajonit duhet të veprojnë bashkërisht për të parandaluar ndikimin e aktorëve malinj që synojnë minimin e të arriturave drejt integrimit në BE dhe NATO”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se palët u pajtuan se shkëmbimet ndërmjet  grupeve shoqërore mund të kontribuojnë në luftimin e paragjykimeve dhe fuqizimin e vlerave të demokracisë dhe mirëbesimit.

Lexo më shumë  Kurti: Arrestimi i të dyshuarve për Masakrën e Reçakut hap një kapitull të vonuar të drejtësisë

“Më tej, në takim me Biserko, Presidentja Osmani theksoi se tendenca e regjimit të Beogradit për të rishkruar historinë dëmton përpjekjet për hapjen e kapitullit të ri në raportet ndërshtetërore. Sipas saj, ballafaqimi me të kaluarën, drejtësia për viktimat e luftës dhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë janë parakusht për paqe të qëndrueshme në rajon”, thuhet në komunikatë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *