Bashkia e Durrësit bën shpikje! Njihuni me Gertin, mbretin që nuk e patëm kurrë!
DURRËS– Një rrugë në Durrës është emërtuar nga punonjësit e Bashkisë së qytetit bregdetar me emrin e një mbreti që nuk ekziston. Fotot e publikuara së fundmi, tregojnë tabelën informuese që mban emrin e rrugës, e cila quhet “Mbreti Gert”. Fotot janë publikuar nga mjeku Ilir Allkja në profilin e tij në Facebook.
“Rruga me emrin “mbreti Gert”! Durrësi drejtohet nga pushtetarë injorantë e analfabetë. As Durrësi e as Shqipëria nuk ka njohur ndonjë “Mbret Gert”,” shkruan Allkja.

Deri më tani, në historinë e mbretërve shqiptarë nuk njihet asnjë i quajtur “Gert”. Megjithatë, ekziston mundësia që të jetë një gabim drejtshkrimor. Genti ose Genci ishte mbret ilir që sundoi nga viti 181 deri në vitin 168 p.e.s. Ishte biri i mbretit Pleuratit, i cili u bëri rezistencë romakëve në zgjerimin e aspiratave të tyre në tokat Ilire.
Rruga Press

