KE shuplakë për lirinë e medias, Rama vazhdon me avazin
Kryeministri Edi Rama shprehu pakënaqësi për progresraportin e KE, sa i takon konstatimeve për lirinë e medias. Rama tha përballë Sorecës se në vendin tonë liria e shpifjes është në nivelet më të larta, e megjithatë sipas tij i duhej të adoptohej me rekomandimet e dhëna nga BE.
Rama la të kuptohej se PS nuk do të heq dorë nga paketa Antishpifje, e cila u kundërshtua nga BE.
Pavarësisht çdo kundërshtimi që i është bërë ligjit mbi mediat dhe lirisë së shprehjes, Rama nuk do t’ja dijë për asgjë. Kur themi për asgjë vlen literalisht, sepse Shqipëria nuk është duke u afruar me BE-në por me Serbinë dhe Rusinë. Këto dy vende kanë të njëjtin problem kur vjen rasti te liria e shprehjes.
Rusia është një ndër vendet ku gazetarët janë burgosur dhe vrarë. Shqipëria është vendi ku portalet mbyllen, gazetarët kërcënohen dhe largohen, ku forcat speciale shkojnë në ambintet e medias, a thua se aty ishte baza e kriminalitetit. Aty ky pronarët e mediave më të mëdha blihen natën dhe gënjejnë gjithë ditën.
Në qoftëse Rama e quan këtë liri, atëherë duhet të kalojë kohë mbi libra dhe jo në facebook, duke kundërshtuar qytetarët.
© Rruga Press

