Lajme

Zgjedhjet në Kosovë/ Në 10 komuna përfundon numërimi, AAK-ja fiton pa balotazh në Deçan e Suharekë

Bashkim Ramosaj do të mbajë postin e kryetarit të Deçanit edhe për një mandat, pasi ai ka marrë 65.17 për qind të votave në këtë komunë në raundin e parë të zgjedhjeve.

Tashmë në uebfaqen e KQZ-së është bërë e ditur se ka përfunduar numërimi i të gjitha votave në këtë komunë.

Po ashtu ka përfunduar numërimi edhe në Novobërdë. Sasha Milosheviq i Listës Serbe ka fituar 64.09 për qind të votave.

Lexo më shumë  Shqipëria ushqehet me import, bujqësia në krizë! Për çdo 100 lekë ushqime të blera jashtë, eksporton vetëm 36 lekë

Në Shtime do të ketë balotazh. Qemajl Aliu i VV-së do të garojë me Naim Ismajlin e PDK-së.

Dalibor Jevtiq është kryetar i Shtërpcës pas numërimit të 100 për qind të votave.

Në Suharekë Bali Muharremaj ka marrë edhe një mandat të ri. Ai ka fituar në raundin e parë me 52.28 për qind të votave.

Me këto pesë komuna në të cilat ka përfunduar numërimi, numri i komunave ku ka përfunduar ky proces ka shkuar në 10. Më herët numërimi përfundoi në Junik, Mamushë, Partesh, Ranillug e Han të Elezit.

Lexo më shumë  Shqipëri - Turizmi në rënie të lirë në tetor, të huajt 12.5 përqind më pak

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *