Ish-punonjësja e Facebook akuzon kompaninë: Po vendos përfitimin para sigurisë
Ish-punonjësja e Facebook Frances Haugen do të dëshmojë para ligjvënësve amerikanë në lidhje me politikat e brendshme të Facebook.
The Guardian shkruan se në një intervistë me programin e lajmeve 60 Minutes, Haugen diskutoi vendimin e saj për të folur në lidhje me punën e brendshme të gjigantit të teknologjisë, duke thënë se ajo ishte alarmuar nga mënyra se si politikat e kompanisë që i jepnin përparësi fitimit mbi sigurinë publike.
“Kishte konflikte interesi midis asaj që ishte e mirë për publikun dhe asaj që ishte e mirë për Facebook. Dhe Facebook, pa pushim, zgjodhi të optimizohej për interesat e veta, si të fitonte më shumë para,” tha Haugen.
Haugen tha se dokumentet që ajo mblodhi tregojnë se kompania po gënjen publikun kur deklaron se po bën përparim të rëndësishëm kundër urrejtjes, dhunës dhe dezinformatave.
“Versioni i Facebook që ekziston sot po copëton shoqëritë tona dhe po shkakton dhunë etnike në të gjithë botën,” tha ajo.
Haugen tha Facebook nuk është i gatshëm të ndërmarr veprimet e nevojshme për të adresuar këto çështje, edhe pse i kishte mjetet e nevojshme.
“Askush në Facebook nuk është keqdashës. Mark Zuckerberg kurrë nuk ka vendosur të krijojë një platformë urrejtëse,” përfundoi Haugen.
Në një deklaratë me shkrim për Wall Street Journal, zëdhënësi i Facebook Andy Stone tha: Të thuash që ne inkurajojmë përmbajtje të keqe dhe nuk bëjmë asgjë për ta ndaluar këtë, kjo nuk është e vërtetë.
Haugen ishte rekrutuar për t’u bashkuar me Facebook në 2019, pasi kaloi më shumë se një dekadë duke punuar në industrinë e teknologjisë, përfshirë në Pinterest dhe Google.
Rruga Press