Lajme

Lejë e re qarkullimi për mjetet, kushton më lirë dhe s’ka afat vlefshmërie

Leja e qarkullimit të automjeteve do të ndryshojë formë dhe përmbajtje shumë shpejt.

Drejtuesit e mjeteve do ta blejnë atë 2100 lekë dhe një sërë elementesh sigurie, do ta bëjnë të pamundur falsifikimin.

Risi e këtij dokumenti është që nuk do të ketë afat vlefshmërie.

E ngjashme me kartëmonedhat e hedhura së fundmi në qarkullim nga Banka e Shqipërisë, leja e re nuk do dëmtohet nga lagështia ose palosjet, dhe nuk do të griset si leja aktuale.

Lexo më shumë  Ambasada e Holandës reagon pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për Belinda Ballukun: Kërkesë kyçe për progresin drejt BE-së

Në madhësi, leja e re do të jetë më e vogël se ajo aktualja dhe avantazh i saj është bashkimi i me certifikatën e pronësisë së mjetit.

Kjo e fundit, praktiksht do të dalë nga qarkullimi.

Leja e re do të jepet për veprimet e reja me mjetin dhe nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  45  vite nga demonstratat që tronditën ish-Jugosllavinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *