Tragjedia në Tetovë, reagon i revoltuar mjeku: Katastrofë për të cilën duhet kërkuar llogari
Mjeku i spitalit të Infektologjisë në Shkup, Fadil Cana ka reaguar i revoltuar për tragjedinë e ndodhur mbëmjen e sotme në Tetove, ku flakët përfshinë spitalin ku po trajtoheshin pacientët me covid.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Cana kërkon që të vihen para përgjegjësisë të gjithë ata që mund të kenë gisht në këtë ngjarje, teksa shton se kjo është një katastrofë për të cilën duhet kërkuar llogari.
“Tragjedi dhe katastrofë për të cilën duhet kërkuar llogari dhe përgjegjësi nga të gjithë defiluesit e sontëm”, shkruan ai.
Rruga Press