Lajme

Qeveria e Kosovës: Jemi të gjithë me shpirt e zemër pranë Tetovës, mjekëve e pacientëve

Mbi tragjedinë e ndodhur sot në Tetovë, ku pas zjarrit që ra në spitalin ku ishin shtruar pacientë të infektuar me Covid-19 tanimë po bëhet bilanci i të lënduarve dhe viktimave, është shprehur edhe Qeveria e Kosovës.

Më poshtë statusi i plotë:

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti porsa zhvilloi sonte një bisedë telefonike me Kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, për ngjarjen e rëndë në një spital modular atje.

Lexo më shumë  Pse protestat për Zvërnecin janë të ligjshme dhe të domosdoshme edhe sot. Ligji u anashkalua, natyra po rrethohet me beton

Eksplodimi i fuqishëm duket që ka marrë shumë jetë njerëzish, kryesisht pacientë.

Kryeministri Kurti i shprehu ngushëllime Kryetares Arifi për këtë tragjedi dhe gatishmërinë për ndihmë, për çfarë Kryetarja Arifi e falënderoi kryeministrin.

Lutemi që të ketë sa më pak viktima nga zjarri që po shkrumbon spitalin e Covid në Tetovë.

Jemi të gjithë me shpirt e zemër pranë Tetovës, mjekëve e pacientëve.”

Lexo më shumë  Kurti: Ku ka vend në botë që me 51.1% i fton të tjerët për bashkëqeverisje?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *