Lajme

Rama: Studentët që nuk vaksinohen nuk do lejohen në universitete

Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu kanë qenë bashkë sot në Qendrën Shëndetësore Nr.1 në Tiranë, ku apeluan për vaksinimin masiv.

Ata theksuan detyrimin për vaksinimin ndaj COVID19 për studentët, mësuesit, pedagogët, si kusht për të qenë në auditore.

Rama theksoi se vetëm të vaksinuarit do të lejohet të vazhdojnë shkollën, ndërsa të pavaksinuarit nuk do të lejohen të ulen në auditoret e universiteteve.

‘Nëse Shqipëria sot ka stabilitet dhe është shumë më mirë se sa shumëkush tjetër rreth e rrotull, kjo vjen si rezultat i vaksinimit. Ne kemi bërë shumë shpejt procesin e vaksinimit. Kemi shtrirë shumë shpejt vaksinimin masiv dhe prandaj jemi shumë më të mbrojtur sot.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Se nëse ne nuk do të kishim pasur këtë sukses në këtë proces. Nëse nuk do të kishim siguruar sasitë për vaksinimin masiv qysh në krye të herës, sot ne do të ishim duke numëruar larg qoftë dhjetëra të tjerë të vdekur në ditë. Ky është fakt.

Tani ne nuk mund dot të hyjmë në situata të rrezikshme, për shkak të atyre që thonë: jo po Bill Gates, jo po George Soros. Këtu tani ndahen gjërat. Dhe në auditore do të hyjnë ata që vaksinohen. Sepse nuk ka mundësi që pjesa që është e vetëdijshme që do të mbrohet, të kërcënohet nga ata që jetojnë me teoritë e konspiracionit, apo që jetojnë me frikëra që janë komplet antishkencore, të pabazuara, të pajustifikueshme.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Natyrisht që askush nuk i merr dot me forcë dhe s’ka ndërmend t’i marrë me forcë askund, por në mjedise ku janë të tjerët je i detyruar të vaksinohesh. E njëjta gjë vlen për mësuesit, e njëjta gjë vlen për administratën. Aty ku janë mjedise publike që mblidhen shumë njerëz, ke detyrimin të vaksinohesh për të tjerët’, tha Edi Rama.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *