Lajme

Vitia: Ka filluar negocimi edhe për 1 milionë doza tjera të vaksinave antiCOVID për dozën e tretë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se situata me COVID-19 është e rëndë, pavarësisht rënies së rasteve.

Vitia njoftoi se kanë filluar negocimin për blerjen e 1 milion dozave të tjera të vaksinave antiCOVID, kjo për shkak se siç tha ai do të ketë nevojë edhe për dozën e tretë të vaksinës.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

“Do të kemi në konsideratë edhe administrimin e dozës së tretë sipas rekomandimeve të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, kurdo që shihet e domosdoshme. Kjo sidomos vlen për grupet më të ndjeshme të popullatës. Grupi negociues ka filluar negocimin edhe për 1 milionë vaksina tjera për këtë qëllim, për vitin tjetër”, tha Vitia.

Rruga Press

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *