KryesoreLajme

“Marta, ne nuk e duam Ramën”/ Protestuesja i del përpara komisioneres europiane pas mbledhjes në Kuvend

Thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama e kanë shoqëruar komisioneren europiane për Zgjerim, Marta Kos, edhe në momentin kur ajo u largua nga ambientet e Kuvendit.

Protestuesja e priti atë jashtë institucionit me mesazhe kundërshtuese ndaj mbështetjes së Bashkimit Europian për qeverinë shqiptare.

“No EU with Rama! Marta, we don’t want Rama, Marta!” (Jo BE me Ramën! Marta, ne nuk e duam Ramën!), dëgjohet të thërrasë protestuesja, teksa komisionerja po i drejtohej automjetit të saj.

Lexo më shumë  Shqipëri - Turizmi në rënie të lirë në tetor, të huajt 12.5 përqind më pak

Përmes kësaj thirrjeje, aktivistja shprehu kundërshtimin ndaj integrimit europian të Shqipërisë nën drejtimin e Edi Ramës, duke i përcjellë drejtpërdrejt Marta Kos mesazhin se qytetarët nuk duan që procesi i anëtarësimit të shoqërohet me mbështetje politike për kryeministrin.

YouTube player