Lajme

Sveçla: Nga sot aplikimi për lejeqëndrim në Kosovë mund të bëhet online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se nga sot, aplikimet për herë të parë për lejeqëndrim në Republikën e Kosovës mund të realizohen online, përmes platformës shtetërore e-Kosova.

Ai ka  thënë se ky është një hap i rëndësishëm në procesin e digjitalizimit të shërbimeve dhe lehtësimit të procedurave administrative. Kjo sipas tij, mundëson qasje më të shpejtë, më të thjeshtë, më efikase dhe më të dinjitetshme për qytetarët e huaj që aplikojnë për lejeqëndrim në vendin tonë.

Lexo më shumë  Tjetër protestë kombëtare kundër Ramës dhe qeverisë. Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

“Në kuadër të këtij shërbimi të digjitalizuar, aplikimi do të mund të bëhet vetëm nga brenda territorit të Republikës së Kosovës, siç e parasheh legjislacioni ynë në fuqi. Përmes këtyre reformave, po vazhdojmë modernizimin e shërbimeve publike, me synimin për një administratë më efikase, më të qasshme dhe në shërbim të qytetarëve”, thuhet në  njoftimin e tij.

Rruga Press

Lexo më shumë  Nga tramvaji i Bashës te trenat e Ramës, 15 vite premtime mbi shina që nuk mbërritën kurrë në stacion
YouTube player