Bota

Mike Johnson largohet nga udhëheqja e republikanëve në Kongresin amerikan

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA-së, Mike Johnson, ka njoftuar se nuk do të vazhdojë të jetë udhëheqës i republikanëve në Kongresin e ri, pas humbjes së thellë të partisë në zgjedhjet e mesmandatit.

Sipas katër personave që morën pjesë në një bisedë telefonike me stafin e tij, Johnson ka bërë të ditur vendimin, duke shtuar se më herët gjatë ditës kishte biseduar edhe me presidentin amerikan, Donald Trump.

Lexo më shumë  Demokratët pritet të fitojnë 258 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, rezultati më i mirë në mbi tri dekada

Johnson, 54 vjeç, arriti ta sigurojë edhe një mandat në Luiziana, por pas rezultateve zgjedhore u shpreh se ishte i zhgënjyer. Ai ka shërbyer për dy mandate si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, shkruan skynews.

Largimi i tij lë të hapur pozitën e udhëheqësit të pakicës në këtë dhomë, ndërsa republikanët pritet të mbajnë zgjedhje të brendshme më 10 nëntor për të përcaktuar kandidatin e tyre për këtë post.

Johnson ishte një nga aleatët më të afërt të Trumpit në Kongres dhe mbështetës i agjendës së tij politike “Make America Great Again” (MAGA).

Lexo më shumë  72 orë vetëpërballim në rast krize, BE u kërkon familjeve të krijojnë rezerva emergjence

Korrespondenti amerikan Mark Stone e cilësoi largimin e tij si një zhvillim domethënës, duke vlerësuar se mund të jetë një tjetër shenjë e dobësimit të lëvizjes MAGA të Trumpit.

Rruga Press

YouTube player