KryesoreLajme

Komandanti i FSK-së pret gjeneralin amerikan, e nderon me medalje

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot me ceremoni të larta ushtarake në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, gjeneralmajorin Stephen E. Osborn, Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të FSK-së, me këtë rast, gjenerali Jashari i ndau gjeneralit Osborn Medaljen për Shërbim Vetëmohues, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe përkushtimin e tij në forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Lexo më shumë  Shqiptarët varfërohen, ndërsa bankat fituan mbi 300 milionë euro për 9 muaj në Shqipëri

“Partneriteti ndërmjet FSK-së dhe GKA-së, i ndërtuar ndër vite mbi besimin, profesionalizmin dhe vlerat e përbashkëta, mbetet një dëshmi e fuqishme e bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

“Kosova dhe SHBA – partneritet i përhershëm!”, përfundon njoftimi i FSK-së.  

YouTube player