KryesoreLajme

Gashi takon familjen e Astrit Deharit: Ndriçimi i plotë i rrethanave të vdekjes së tij, obligim institucional

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, së bashku me prokurorin special, Bekim Kodraliu, njëherësh prokuror i çështjes në rastin e Astrit Deharit, të martën kanë pritur në takim familjen e të ndjerit.

Në një njoftim të Zyrës së Kryeprokurorit thuhet se gjatë takimit, Gashi ka dëgjuar për së afërmi shqetësimet dhe qëndrimet e familjes Dehari, siç thuhet, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të këtij rasti me seriozitet, profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me ligjin.

Lexo më shumë  Zbardhet pas 27 vitesh fati i tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Gashi thuhet se ka ritheksuar se ndriçimi i plotë i rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit është obligim institucional dhe se do të angazhohet maksimalisht që, brenda kompetencave dhe autorizimeve të tij ligjore, kjo çështje penale të trajtohet me profesionalizëm, me qëllim që të zbardhet e vërteta rreth këtij rasti dhe i njëjti të marr epilog përfundimtar.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari, ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 4 nëntor 2016.

Lexo më shumë  Spanjë/ Zbulohet baza e kokainës së mafias shqiptare, kapen 10 ton drogë me vlerë 145 milionë euro
YouTube player