Shiroka-Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani, me rastin e 37-vjetorit të rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Gjatë homazheve, presidentja Shiroka Pula nderoi jetën dhe veprën e dy atdhetarëve, duke vlerësuar sakrificën e tyre në rrugën e Kosovës drejt lirisë.
Ajo theksoi se sakrifica e Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut mbetet pjesë e pandashme e historisë së përpjekjeve për liri dhe se emrat e tyre do të kujtohen përherë.
“Ata nuk e pritën ditën e lirisë, por dhanë jetën që ajo ditë të vinte. Emrat e tyre mbeten të lidhur përgjithmonë me këtë liri dhe me përgjegjësinë tonë për ta bërë Kosovën siç deshën dhe për të cilën u flijuan”, ka deklaruar presidentja Shiroka Pula.
Homazhet u mbajtën në nderim të veprës dhe sakrificës së dy dëshmorëve, në përvjetorin e 37-të të rënies së tyre.
Rruga Press

