KryesoreLajme

Rama lë spitalet në mëshirë të fatit, vetëm 1.5% më shumë për shëndetësinë

Fondi i sigurimeve shëndetësore, që financon një pjesë të madhe të funksionimit të spitaleve, qendrave shëndetësore, shërbimeve mjekësore dhe barnave të rimbursueshme, do të rritet me vetëm 1.5% në vitin 2027, më pak se inflacioni i parashikuar prej 3%.

Ndërkohë, shpenzimet kapitale do të zgjerohen me 14.4%, pavarësisht se investimet publike janë zëri buxhetor me probleme të përsëritura në realizimin e fondeve të planifikuara.

Sipas projektbuxhetit 2027, fondi i sigurimeve shëndetësore do të arrijë në 70.3 miliardë lekë, nga 69.3 miliardë lekë që është plani i rishikuar për vitin 2026. Shtesa është vetëm 1 miliard lekë dhe, nëse inflacioni realizohet sipas parashikimit të qeverisë, fuqia reale financuese e fondit do të tkurret me rreth 1.5%.

Kjo ecuri krijon presion mbi financimin e shërbimeve shëndetësore, në kushtet kur kostot e barnave, materialeve mjekësore, pajisjeve dhe shërbimeve mund të rriten, ndërsa nevojat për kujdes shëndetësor ndikohen edhe nga plakja e popullsisë.

Lexo më shumë  Bizneset drejt falimentimit, ngrejnë alarmin: Qeveria po rëndon barrën e taksave në vend që të na mbështesë!

Në të kundërt, për investimet kapitale janë planifikuar 201.5 miliardë lekë, nga 176.2 miliardë lekë në vitin 2026, me një shtesë prej 25.3 miliardë lekësh, mbi 14%. Fondi i investimeve publike do të jetë gati tri herë më i madh se ai i sigurimeve shëndetësore.

Për çdo 1 miliard lekë shtesë që planifikohet për fondin e sigurimeve shëndetësore në vitin 2027, qeveria parashikon mbi 25 miliardë lekë më shumë për investimet kapitale.

Megjithatë, ndryshimi më i rëndësishëm nuk lidhet vetëm me madhësinë e fondeve, por me aftësinë e institucioneve për t’i shpenzuar ato. Ndryshe nga projektet kapitale, që mund të shtyhen në kohë për shkak të problemeve me prokurimet, projektimin apo zbatimin, shërbimet shëndetësore kanë nevoja të vazhdueshme financimi gjatë gjithë vitit. Spitalet, qendrat shëndetësore dhe skemat e rimbursimit të barnave duhet të përballojnë kërkesën për shërbime pavarësisht ecurisë së investimeve publike.

Lexo më shumë  Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat në Shqipëri, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Pikërisht për këtë arsye, orientimi i shtesave buxhetore krijon një debat mbi prioritetet e financimit publik, sidomos kur fondet e investimeve nuk realizohen sipas parashikimeve

Për vitin 2027, investimet kapitale parashikohen të zënë 20.6% të shpenzimeve totale buxhetore, ndërsa fondi i sigurimeve shëndetësore vetëm 7.2%, në një kohë që Shqipëria ka nevoja akute për plotësimin e nevojave me medikamente sidomos për neoplazmat./Monitor

Rruga Press

YouTube player