ArgumentKryesore

Rama nuk i gënjen dot më studentët, pasi ata i kanë hequr vizën dhe as duan t’ia dinë se çfarë thotë

Shkruan Andi Bushati

Tejet interesante çfarë rezulton nga ky zakoni i ndarjes së ekraneve në dysh: nga njëra anë Rama që flet, nga tjetra studentët që marshojnë kundër tij në rrugët e Tiranës.

Askush, po askush nga këta të fundit, nuk e shihte celularin për të dëgjuar çfarë dërdëlliste kryeministri.

Lexo më shumë  Britania paralajmëron për Rusinë: NATO-ja duhet të jetë e përgatitur për skenarët më të këqij

Dhe ky është thelbi i dramës aktuale të këtij autokrati. Pavarësisht aftësisë së tij të njohur për të manipuluar, tani i ka mbetur sharra në gozhdë:

Ai nuk i gënjen dot më, pasi ata i kanë hequr vizën dhe as duan t’ia dinë se çfarë thotë. Në fakt, janë dy botë të ndryshme që s’puqen dot më.

Lexo më shumë  Studentë dhe qytetarë vijojnë qëndresën para Kryeministrisë: Rama të dorëhiqet
YouTube player