Protestat në Shqipëri, aktivisti: Zhvilluam takime me udhëheqësit austriakë, ngritëm shqetësimin për dhunën ndaj protestuesve
Aktivisti Etrid Zifla ka deklaruar se gjatë takimeve të zhvilluara në Austri me përfaqësues të lartë politikë dhe deputetë të katër partive parlamentare, ka ngritur shqetësimin për dhunën e policisë ndaj protestuesve në Shqipëri dhe paketat e propozuara nga qeveria, të cilat i cilëson si anti-protestë.
I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Austria në emisionin “Pika mbi i” në Ora News, Zifla u shpreh se gjatë takimeve me kancelarin austriak, kryeministrin e Austrisë, sekretarin e presidentit dhe përfaqësues të partive parlamentare, janë diskutuar dy çështje kryesore.
Sipas tij, shqetësimi i parë lidhet me atë që ai e cilësoi si dhunë joproporcionale të Policisë së Shtetit ndaj protestuesve, ndërsa çështja e dytë lidhet me paketat e paralajmëruara nga qeveria, të cilat synojnë të kalojnë për miratim në Kuvend dhe që aktivistët i konsiderojnë si masa kundër protestave.
Zifla theksoi se përfaqësuesit austriakë treguan interes dhe shqetësim për problematikat e paraqitura gjatë takimeve. Ai shtoi se kontaktet me ta kanë nisur edhe më herët, por deri më tani nuk kanë qenë publike.
“Ne kemi pasur kontakte edhe më parë me ta, megjithatë nuk është se ka qenë publike ose nuk kanë preferuar që të jetë publike”, u shpreh aktivisti.
Rruga Press

