Lajme

‘Tolerancë ndaj Edi Ramës në Shqipëri’ – Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë

Sven Giegold, ish-sekretar shteti në qeverinë e Olaf Scholz dhe nënkryetar i të Gjelbërve gjermanë, ka publikuar një qëndrim kritik ndaj presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe qasjes së Brukselit ndaj zhvillimeve politike në Ballkan dhe më gjerë.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, ai ka publikuar edhe foton e takimit të fundit të Von der Leyen me kryeministrin Edi Rama.

Lexo më shumë  Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Duke iu referuar zhvillimeve në Serbi dhe mbështetjes së vonuar të BE-së për studentët protestues, Giegold kritikoi tolerancën e Brukselit ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç, pavarësisht shqetësimeve për shtetin e së drejtës dhe korrupsionin. Ai e shtriu kritikën edhe te Shqipëria, duke shkruar: “Modeli është i njohur: tolerancë ndaj Edi Ramës në Shqipëri, heshtje përballë sulmeve ndaj demokracisë në Gjeorgji dhe marrëveshje për gazin me regjimin e Azerbajxhanit”.

Në reagimin e tij, politikani gjerman kërkoi që Bashkimi Europian të mbrojë më me vendosmëri vlerat demokratike, lirinë e medias dhe shtetin e së drejtës, edhe kur kjo bie ndesh me interesat afatshkurtra. Sipas tij, qëndrimi i vakët ndaj zhvillimeve në Serbi ka ushqyer zhgënjimin e qytetarëve ndaj BE-së dhe ka dobësuar besimin te institucionet europiane.

Lexo më shumë  ‘Rikthim në epokën komuniste’/ Gazeta belge: Studentët dalin sërish në rrugë kundër Edi Ramës
Image

Rruga Press

YouTube player