Lajme

KFOR: Një grup i ushtarëve britanikë ka mbërritur në Kosovë për stërvitje 45-ditore

Një grup i forcave britanike ka mbërritur në Kosovë si pjesë e Forcave Rezervë Strategjike të KFOR-it. Grupi, pajisjet dhe automjetet e Batalionit të Parë të “The Rifles” të Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Kosovë për një stërvitje 45-ditore, është thënë nga KFOR-i. 

“Gjatë gjashtë javëve të ardhshme, ata do të zhvillojnë disa aktivitete trajnuese, si pjesë e kontributit afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja”, është thënë nga një zëdhënës i KFOR-it. 

Lexo më shumë  “Nuk ka kthim pas!”/ 121 ditë revoltë, protesta hyn në muajin e 5-të, qytetarët: Rama jep dorëheqjen! Drejtësia të veprojë

Është thënë se ky dislokim i këtij batalioni nuk përfaqëson ndonjë ndryshim në mandatorin e KFOR-it dhe nuk është pjesë e procesit të nisur për optimizimin e KFOR-it. 

Rruga Press

YouTube player