Lajme

Pamje – Protestuesit kapin Bledi Çuçin në kafe, bashkëshortja e tij Delina Fico humb durimin

Deputeti i Partisë Socialiste Bledi Çuçi ka qenë targeti i radhës i protestuesve në Tiranë, të cilët i kanë shkuar në kafe me thirrjet:  “Burg!”, “Burg!”, “O hajdut”. 

Ish-ministri i brendshëm ka ruajtur qetësinë duke iu kthyer vetëm me fraza: “Ik se latë nam”. 

Ajo që ka reaguar ashpër ka qenë bashkëshortja e tij, Delina Fico që është shfaqur shumë e shqetësuar nga thirrjet. Ajo ka tentuar të qëllojë me lugë dhe shishe uji në drejtim të protestuesve.

Lexo më shumë  “Nuk na përfaqësoni”, tensione në protestën para Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme: Shoqërohen disa qytetarë

Ka qenë deputeti socialist që ka tentuar të qetësonte bashkëshorten e tij. Më herët, në të njëjtën situatë janë gjendur edhe Belinda Balluku, Taulant Balla apo dhe Zegjine Çaushi. 

Rruga Press

YouTube player