KryesoreLajme

“Nuk na përfaqësoni”, tensione në protestën para Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme: Shoqërohen disa qytetarë

“Nuk na përfaqësoni”, “Parlamenti i krimit” dhe “Qeveri e krimit” kanë qenë disa prej thirrjeve të protestuesve të mbledhur këtë të enjte përpara Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa brenda sallës po zhvillohet seanca parlamentare.

Qytetarët kanë dalë sërish në protestë, duke shprehur pakënaqësinë ndaj klasës politike dhe duke lëshuar thirrje të forta në drejtim të deputetëve.

Lexo më shumë  Paketa fiskale 2027/ Bizneset gjermane kundërshtojnë ndryshimet e taksave: Rriten kostot dhe rrezikohet klima e investimeve në Shqipëri

Ndërkohë, Policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë rreth godinës së Kuvendit. Që në nisje të protestës, disa persona janë shoqëruar nga efektivët.

Protestuesit kanë vijuar me thirrjet “Parlamenti i krimit” dhe “Parlamenti i drogës”, ndërsa është dëgjuar edhe thirrja “Ku e keni Vlorën”.

Tensione janë regjistruar edhe përpara Ministrisë së Brendshme, ku një pjesë e qytetarëve kanë vijuar protestën. Policia ka ndërhyrë duke shoqëruar disa protestues.

Mes personave të shoqëruar ishte edhe aktivisti Dritan Goxhaj, i cili është shoqëruar nga policia edhe gjatë tubimeve të mëparshme.

Lexo më shumë  Ardit Gjebrea në SPAK, merret në pyetje nga BKH për hetimet ndaj Erion Veliajt

Forcat e rendit nuk kanë lejuar protestuesit t’i afrohen perimetrit të sigurisë të vendosur pranë institucionit, ndërsa kanë ndërhyrë edhe për të penguar bllokimin e rrugës.

YouTube player