Pamje – Protestuesit kapin Bledi Çuçin në kafe, bashkëshortja e tij Delina Fico humb durimin
Deputeti i Partisë Socialiste Bledi Çuçi ka qenë targeti i radhës i protestuesve në Tiranë, të cilët i kanë shkuar në kafe me thirrjet: “Burg!”, “Burg!”, “O hajdut”.
Ish-ministri i brendshëm ka ruajtur qetësinë duke iu kthyer vetëm me fraza: “Ik se latë nam”.
Ajo që ka reaguar ashpër ka qenë bashkëshortja e tij, Delina Fico që është shfaqur shumë e shqetësuar nga thirrjet. Ajo ka tentuar të qëllojë me lugë dhe shishe uji në drejtim të protestuesve.
Ka qenë deputeti socialist që ka tentuar të qetësonte bashkëshorten e tij. Më herët, në të njëjtën situatë janë gjendur edhe Belinda Balluku, Taulant Balla apo dhe Zegjine Çaushi.
Rruga Press

