Lajme

Vlora Hyseni e njoftoi Agasin se Drejtori i Policisë, Skënder Hita e ka thirrur në takim të posaçëm: “Të shpresojmë që ka porosit kryeministri”

Mesazhet në telefonin e Ergys Agasit tregojnë se shpresa e vetme që i mbeti në ditët e fundit të arratisë ishte se Edi Rama do ta amnistonte për hir të kohërave të shkuara, me ndonjë urdhër ndaj shefave të policisë për të mos e arrestuar. 

Kuptohet se Ergys Agasi ishte kapur pas fijes së barit nga informacionet që i përcillte atij vazhdimisht Vlora Hyseni, që më shumë se një zyrtare e lartë shtetërore shfaqet si një grua e përvëluar nga dashuria, e gatshme të sakrifkojë gjithçka për Agasin.

Sipas përgjimeve të zbardhura nga SPAK, në datën 19 gusht, Vlora Hyseni e njofton Agasin se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita e ka thirrur në takim të posaçëm. “Skenderi me thirri me u taku te hënën.. ” i thotë ajo duke i dhënë shpresë Agasit. “Të shpresojmë që ka porosit km..” fjalia është shpresa e fundit, pas të cilës u kap Ergys Agasi. Në Francë sapo ishte arrestuar miku i tij Ermal Beqiri. Disa prej miqve të tij të fortë e kishin braktisur. 

Agasi u vu në pranga një javë pas këtyre mesazheve në datën 26 gusht, megjithëse më herët Rama e kishte “vënë në gjumë” duke ia dekoruar të atin para të gjithë Durrësit në një ceremoni të posaçme si një socialist me kontribute.

Lexo më shumë  Vlora Hyseni i iku Policisë së Kosovës në Vërmicë dhe shkoi drejt Policisë së Shqipërisë për tu dorëzuar

E vetmja që i qëndroi deri në fund besnike ndjenjave të saj, duke shkelmuar detyrën shtetërore ishte Vlora Hyseni. Dallohet lehtësisht nga mesazhet e datës 22 gusht, kur shefja e SHISH i jep zemër Gysit duke i thënë “problemi është koha” dhe se “Te gjitha shpirt… O shpirt kjo eshte nje situate qe do ja hedhim…”.

Mes mesazheve të të dyve, që po përjetonin një histori dashurie në kushte të pafavorshme bien në sy edhe informacionet më të fundit brenda mazhorancës. “Taulant Balla kryetar kuvendi… Kështu janë infot.. Bela me taon shoku”. Nënkuptohet deputeti Taulant Balla dhe deputetja Belinda Balluku sqaron SPAK. Më poshtë mund të lexohet një pjesë nga dosja që ka siguruar Lapsi.al. Edhe në fund, kur u kap me presh në duar, Hyseni nuk e ka pranuar shkeljen e ligjit, por ka thënë se Agasi ishte një bashkëpuntor i SHISH, megjithatë prokurorët thonë se nga natyra e bisedave rezulton se më shumë se një vartës ai është një epror i Vlora Hysenit.

Pjesë nga dosja e SPAK

Shtetësja Vlora Hyseni nga numri +38349XXXX i dërgon mesazhin “Cfare na bene o Zor”. Po kështu në vijim të komunikimeve, në shkelje të rëndë të detyrës, Vlora Hyseni, tregon se do të takohet me Kryeministrin dhe sa kohë do rrijë te ai “Po më presin me shku te km… Jo mo zemer unë nje ore nuk rri me shume me ate”. Më datë 24:09:2026 “Neser duhet ta takoj km ne 830”. Në mesazhet vijuese shtetësja Vlora Hyseni i jep informacione dhe për itinerarin, natyrën e takimit dhe partnerët ndërkombëtarë me të cilët do të takohet; “Me doli nje takim urgjent… Me sauditet… Kthehem neser ne ks prape”. Përpjekjet e drejtueses së SHISH Vlora Hyseni për të ndihmuar personin nën hetim Ergys Agasi edhe në instance të tjera pasqyrohen edhe në mesazhin e datës 19:08:2026 ku e informon se: “Skenderi me thirri me u taku te hënën  (Skënder Hita Drejtori i Përgjithshëm i Policisë)… Të shpresojmë që ka porosit km..”

Solidarizimi me personin në kërkim Ergys Agasi pasqyrohet edhe në mesazhet e datës 22:08:2026 ku Vlora Hyseni i shkruan: “Sa sh gjera na Kane bere ne… Te gjitha shpirt… O shpirt kjo eshte nje situate qe do ja hedhim… Problemi eshte koha… Sa konsistence kemi…”

Në vijim të komunikimeve shtetësja Vlora Hyseni ndaj edhe informacion paraprak duke I shkruar personit nën hetim Ergys Agasi “Taulant Balla kryetar kuvendi… Kështu janë infot.. Bela me taon shoku” (nënkuptohet deputeti Taulant Balla dhe deputetja Belinda Balluku.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti në takimin me Pierce flet për dënimet në Hagë: Procesi nuk ka përfunduar, presim që në Apel të adresohen padrejtësitë
YouTube player