KryesoreLajme

Shqipëria i bashkohet nismës amerikane për eksplorimin e hapësirës, ndërkohë shefja e SHISH-it nën arrest

Shqipëria është bërë vendi i 73-të që u bashkohet Marrëveshjeve Artemis, një nismë e udhëhequr nga NASA dhe Departamenti amerikan i Shtetit për bashkëpunimin ndërkombëtar në eksplorimin paqësor dhe të përgjegjshëm të hapësirës.

Marrëveshja u nënshkrua të hënën në selinë e NASA-s në Uashington nga ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

“Ky moment i shton një dimension të ri dhe të rëndësishëm partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Hoxha.

Lexo më shumë  Në Kosovë, u shkarkua me urdhër të Kurtit, Rama e emëroi në krye të SHISH në vitin 2023. “Shkëlqimi” dhe “rënia” e Vlora Hysenit pas masës së dhënë nga SPAK

Sipas tij, marrëveshja krijon mundësi të reja për të rinjtë shqiptarë dhe për bashkëpunim në teknologji dhe shkencë.

Zëvendësadministratori i NASA-s, Matt Anderson, tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat datojnë më shumë se një shekull, po zgjerohen edhe në fushën e eksplorimit hapësinor.

Kujtojmë se SPAK mëngjesin e sotëm nisi një aksion blic, ndërsa ushtroi kontrolle në disa zyra dhe banesa të disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, mes tyre ish-kreun e policisë Ilir Proda. Pas hekurave kanë rënë disa punonjës policie.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në meshë në Kishën “Zoja e Shkodrës” në New York, e kremtuar nga Kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit, e cila u pezullua nga detyra pas shprendarjes së informatave sekrete me njerëz të botës së krimit.

YouTube player