Në shumë vende, kontrolli i banesës së ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe kërkesa për arrest shtëpie për drejtuesen e SHISH-it do të bëheshin film
Nga Lutfi Dervishi
Në shumë vende, kontrolli i banesës së ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe kërkesa për arrest shtëpie për drejtuesen e SHISH-it do të bëheshin film.
Mirëpo këtu nuk ka kohë për filmin e radhës sepse të nesërmen ndodh diçka që e tejkalon edhe skenarin më fantazist kinematografik.
Dmth të digjet filmi pa u prodhuar.
Për më tepër nesër duhet xhiruar episodi tjetër.
Just another day in Albania.
Mos u shqetësoni…
Nëse pas lajmeve të sotme ju ka mbetur ende ndonjë pyetje, paqartësi apo thjesht nuk po kuptoni më çfarë po ndodh, përgjigjet e detajuara do t’i merrni të premten, në orën 17:00. Te Prania Besnike.
Deri atëherë, ju lutemi ndiqni zhvillimet dhe mbani qetësi!
Rruga Press

