Bota

Rusët godasin anijen turke pranë kufirit me Rumaninë, raportohet për viktima

Një dron rus ka goditur një anije mallrash në pronësi turke në një kanal të Deltës së Danubit në Ukrainë, pranë kufirit me Rumaninë.

Bëhet fjalë për anijen M/V Mariam M, e cila ishte nisur nga Latakia e Sirisë dhe po udhëtonte drejt Galaçit në Rumani.

Sipas burimeve ukrainase, kapiteni i anijes është vrarë, ndërsa tre anëtarë të ekuipazhit janë plagosur.

Lexo më shumë  Sulm me raketa ndaj një cisterne në Gjirin Persik, humb jetën një person

Ndërkaq, burimet turke raportojnë një bilanc më të rëndë, duke bërë të ditur se kanë humbur jetën kapiteni dhe piloti i portit, ndërsa 13 persona janë plagosur.

Si pasojë e goditjes, ura e komandimit të anijes është djegur plotësisht, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe pjesën e akomodimit.

Sulmi ka ndodhur në një zonë strategjike të Deltës së Danubit, pranë kufirit ukrainas me Rumaninë, ku gjatë luftës janë shënuar edhe më herët incidente që kanë rrezikuar trafikun detar dhe infrastrukturën portuale.

Lexo më shumë  Lobi izraelit dështoi, AIPAC shpenzoi mbi 55 milionë dollarë për kandidatë që humbën zgjedhjet në SHBA

Rruga Press

YouTube player