Opinion/Aktualitet

Për ata që po mundohen me e fajësu Albin Kurtin…

Nga Violanda Morina

Për ata që po mundohen me e fajësu Albin Kurtin për dështimet e 20 vjetëve keqëqeverisje dhe sidomos dëmet që po i bëhen imazhit të UÇKës dhe Kosovës nga Gjykata Speciale lexojeni mirë deri në fund e pastaj mirë ish konë me e drejtu gishtin kah ata që qeverisën para Albinit!

Para se të vinte në pushtet Qeveria Kurti:

1) Kundërshtoi mbylljen dhe shitjen e fabrikave të Kosovës;

2) Kundërshtoi asociacionin dhe pranin e komunave serbe;

3) Kundërshtoi demarkacionin me Malin e Zi, ku Kosova humbi plot 8200 hektar tokë;

4) Kundërshtoi fryerjen e listave të veteranëve të UÇK-së;

5) E kundërshtoi ligjin, i cili ua ndalonte ish ushtarëve të UÇK-së të punonin;

6) Kundërshtoi amnistinë për strukturat paralele serbe në veri të Kosovë, dhe në tërë Kosovën;

7) Kundërshtoi themelimin e gjykatës speciale, e cila e quante UÇK-në, “Organizatë kriminale”;

8) Kundërshtoi decentralizimin;

9) Kundërshtoi shitjen e distribucionit të KEK-ut;

10) Kundërshtoi projektin “Open Ballkan”, një projekt famkeq i Edi Rames, Hashim Thaçit, Aleksander Vuçiçit;

11) Kundërshtoi praninë e “Listës Serbe” në qeveri.

Kur erdhi në pushtet Qeveria Kurti:

Lexo më shumë  Liria ka emër! Edhe ata që krijuan dhe mbështetën gjykatën kanë emër!

1) Hodhi poshtë projektin “Open Ballkan”;

2) U liberalizuan vizat për Kosovën;

3) Ndaloi zgjedhjet e Serbisë në Kosovë dhe ndërtimin e qytezave serbe në veri;

4) Ndaloi referendumin e Serbisë në Kosovë;

5) Ndaloi qarkullimin e targave serbe të automjetëve në Kosovë;

6) Ndaloi bankimin dhe përdorimin e dinarit serb në Kosovë;

7) E mposhti Serbinë në Banjskë, ku Serbia provoi aneksimin e veriut të Kosovës;

8) I mbylli institucionet e strukturave paralele serbe në tërë Kosovën;

9) Mbylli komunat paralele serbe në tërë Kosovën;

10) E ndoqi Milan Radojeçiçin nga veriu i Kosovës, i cili ushtronte dhunë e terror mbi popullaten shqiptare atje;

11) I ktheu pronat e shqiptarëve ne vëri;

12) Po u nderton shtëpi shqiptarëve në veri;

13) Po investon në infrastrukturen në veri;

14) Për herë të parë, Kosova arriti marrëveshje më MCC në Amerikë, ku Kosova përfitoj një fond të madh nga kjo marrëveshje;

15) Në krye të FSK-së, emëroi një antar të familjes legjendare të Jasharajve, z. Bashkim Jashari;

16) Buxhetin për ushtri e armatim, e gjeti me 38 milion euro, dhe e ngriti në 390 milion euro;

17) I solli në Kosovë dronat Bajraktar TB2;

Lexo më shumë  Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

18) I solli mjete të rënda ushtarake;

19) I solli mbi 16 mijë drona kamikazë;

20) Lejimi i shtesave për lehonat;

21) Shtesat për fëmijet;

22) Ngriti pagat, pagën minimale, pensionet e luftës;

23) Mbylli laboratorët e drogës dhe kriptovalutave në veriun e Kosovës;

24) E ndali privatizimin, ku më herët, politikanët e korruptuar, privatizonin mijëra hektar toke për vëtëm 2- 3 euro për ar;

25) Terminalet doganore i hoqi nga oligarkët dhe i ktheu në shtet;

26) Pas më shumë se dy dekada, ku serbet në veri nuk paguanin për konsumin e energjisë elektrike, tani edhe atyre u faturohen shpenzimet, dhe paguajnë;

27) Ndaloi vizitat klandestine të Vuçiçit në Republikën e Kosovës;

28) Filloi projektin për restaurimin e kullave të Jasharajve në Prekaz;

29) Filloi rregullimin e magjistrales Prishtinë- Pejë;

30) Filloi rregullimin e autostrades Prizren- Tetovë;

31) Filloi rregullimi i autostradës Prishtinë – Mitrovicë;

32) Bëri mbi 70 Km rrugë të asfaltuara në veriun e Kosovës;

33) Ngriti buxhetin për bujqësinë, blegtorinë, pyjet.

Rruga Press

YouTube player